Janë bërë publikë emrat e dy zyrtarëve të afërt me Belinda Ballukun, ndaj të cilëve Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas raportimit në masë sigurie janë lënë:
- Erald Elezi, drejtor i KESH-it
- Gentian Gjyli, kreu i ARRSH-së
Të dy zyrtarët janë pjesë e hetimit të SPAK që përfshin edhe ish-zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra me vendim të GJKKO-së.











