Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot dy masa sigurie ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku:
- Pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe funksioneve publike,
- Ndalim i daljes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, pas kërkesës së paraqitur nga prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi.
Sipas burimeve, Balluku po hetohet nën akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, një vepër penale që lidhet me procedura të dyshuara favorizuese në projekte publike me vlera të larta.
Mesohet se akuzat lidhen konkretisht me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogorasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, dy prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të qeverisë.
Aktualisht, SPAK vijon hetimet, ndërsa vendimi i GJKKO-së i ndalon Ballukut ushtrimin e çdo funksioni ekzekutiv deri në përfundim të procesit.











