Ballina Shqiperia ime Vjosa del nga shtrati në Mifol, përmbyten tre banesa – rritet rreziku...

Vjosa del nga shtrati në Mifol, përmbyten tre banesa – rritet rreziku nga prurjet e reja

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, si pasojë e prurjeve të mëdha gjatë orëve të fundit. Niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke shkaktuar përmbytjen e tre banesave pranë urës së Mifolit.

Shtabi i Emergjencave Civile ndodhet në gatishmëri të plotë dhe ka njoftuar banorët e zonës për rritje të mundshme të rrezikut. Sipas parashikimeve meteorologjike, në zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Memaliajt priten reshje të dendura shiu, të cilat mund të rrisin edhe më tej prurjet e Vjosës gjatë orëve në vijim.

Autoritetet këshillojnë banorët që të qëndrojnë të informuar dhe të shmangin lëvizjet pranë zonave të përmbytura.