Ballina Shqiperia ime Balluku dhe ministri i Mbrojtjes, Vengu, në gatishmëri për motin e keq...

Balluku dhe ministri i Mbrojtjes, Vengu, në gatishmëri për motin e keq – AKMC në krye të punës për përballimin e situatës

Screenshot

Institucionet qendrore dhe strukturuese të emergjencave civile janë vënë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së përkeqësimit të motit që pritet në ditët në vijim.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po ndjekin nga afër masat parandaluese dhe operacionet e koordinuara në nivel kombëtar, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka ngritur strukturat e saj operative në terren.

Sipas njoftimeve zyrtare, priten reshje intensive shiu, dëborë në zonat malore dhe erëra të forta, ndaj njësitë vendore të emergjencave janë urdhëruar të jenë në gatishmëri maksimale.

Grupet e punës, mjetet e ndërhyrjes së shpejtë dhe repartet e Forcave të Armatosura janë vendosur në dispozicion për çdo situatë që mund të paraqitet.

Qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me risk të shtuar.