Ballina Aktualitet Dumani: Nuk kemi evidentuar asnjë politikan si pjesëtar të bandave kriminale

Dumani: Nuk kemi evidentuar asnjë politikan si pjesëtar të bandave kriminale

Duke raportuar këtë të hënë në Parlament për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti Agron Shehaj se a ka politikanë të përfshirë në grupe kriminale.

Kreu i SPAK u shpreh se politikanë që të jenë pjesë e një bande kriminale nuk janë evidentuar, por ka pasur një rast kur një ish-deputet është në gjykim për bashkëpunim me pjesëtarë të grupeve kriminale.

“Nuk kemi evidentuar ndonjë subjekt si pjesë të grupeve kriminale. Sa i përket bashkëpunimit, po kemi pasur një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i cili është çështje e bërë publike dhe është në gjykim për çështje të tjera. Nuk mund të jap detaje, sepse përfshihen sekrete hetimi,” tha Dumani.