Ballina Shqiperia ime Shp*rthim me eks*loziv makines se kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë

Shp*rthim me eks*loziv makines se kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Krujë ku një makinë tip Range Rover në administrim të Ilir Locit, me detyrë kryetar i njësisë administrative u hodh në erë.

Makina ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi shppërtheu në pjesën e parme të saj. Makina ishte me targën  KR 8778A

Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit.

Shpërthimi ka qenë shum i fuqishëm saqë është  dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka vetëm dëme mayeriale.

Bashkë me makinën e administratorit,  është dëmtuar dhe një fuoristradë tjetër e parkuar aty pranë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.