Ballina Aktualitet Balluku në Roskovec: “Administrata vendore, model në shërbim të qytetarëve”

Balluku në Roskovec: “Administrata vendore, model në shërbim të qytetarëve”

Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me grupin socialist të këshilltarëve bashkiakë në Roskovec, të cilin e cilësoi si një model efikas të administratës vendore në shërbim të komunitetit.

Gjatë bashkëbisedimit, Balluku kërkoi angazhim më intensiv nga këshilltarët përmes vendimmarrjes transparente, duke theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve dhe përfaqësuesve lokalë është çelësi i suksesit për zhvillimin e qytetit.

Një shembull konkret i këtij suksesi, sipas saj, është zyra e shërbimeve publike, e cila me procedura të thjeshtuara, staf të trajnuar dhe fokus te qytetari, dëshmon se administrata vendore mund të jetë një aleat i vërtetë i njerëzve kur ekziston vullnet dhe përkushtim.