Në vijim të procesit të nisur pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri në të gjitha bashkitë, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar sot emrat e rinj në krye të disa drejtorive të Bashkisë Lushnje.
Gjatë takimit me strukturat lokale socialiste, Balluku bëri me dije tre emërimet e para:
- Elida Mezini – nënkryetare e Bashkisë Lushnje
- Arjola Beqo – drejtoreshë e Urbanistikës
- Elson Zeka – drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike
Sipas Ballukut, procesi i emërimeve do të vijojë edhe për drejtori të tjera në ditët në vijim.