Ballina Shqiperia ime Ilia Fili, i vetmi zë opozitar kundër rritjes së organikës në Bashkinë...

Ilia Fili, i vetmi zë opozitar kundër rritjes së organikës në Bashkinë Fier

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Fier, anëtari i PD-së Ilia Fili ishte i vetmi që kundërshtoi vendimin për miratimin e 88 vendeve të reja pune në administratë.

Fili e konsideroi vendimin si një akt politik, që sipas tij vjen pas fushatës elektorale me synimin për të “shpërblyer kontribuesit e PS-së në këtë bashki”.

Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Antoneta Çuni, hodhi poshtë akuzat duke argumentuar se shtimi i vendeve të punës është i diktuar nga “ngarkesa e ndërmarrjeve dhe ristrukturimi i institucionit të Bashkisë Fier, për ta organizuar strukturën në të mirë dhe shërbim ndaj qytetarëve”.

© Neoalb