Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, e cila siç pretendon ai, është bërë në qelinë e burgut ku po vuan dënimin e mbetur.
Në pamjet Dako duket i shtrirë në krevat dhe në dorë mban një telefon celular.
Berisha shkruan gjithashtu se Vangjush Dako ndodhet në qeli në shoqërinë e një personi të quajtur Ron Shqopa të cilin Berisha e akuzon si trafikant droge.
Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako la ambientet e Spitalit të Durrësit në 21 shtator dhe u dërgua në qelinë e burgut ku i mbetën për të kryer dhe 6 ditë nga dënimi.Apeli i GJKKO-së më 16 shtator e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg. Në bazë të përllogaritjes së kohës së paraburgimit së bashku me atë të arrestit shtëpiak, Dako duhet të kryente dhe 10 ditë burg, 4 nga të cilat i kaloi në spital.
Postimi i Berishës
Trajtim special!
Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!
