Ballina Shqiperia ime Fier – Arrestime për dhunë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur,...

Fier – Arrestime për dhunë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një rast denoncimi për largim nga banesa

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 27 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tyre, si dhe i kanë dëmtuar automjetin, me sende të forta.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, pasi në fshatin Kuqar, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë u dëmtua 38-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-N. G. 59 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Dje, kallëzoi shtetasi D. Ç., 63 vjeç, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja D. Ç., 57 vjeçe, e cila sipas deklarimit të tij, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 57-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.