Ballina Shqiperia ime Rama: Prefekturat -Janë institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimin

Rama: Prefekturat -Janë institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimin

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të ministres së Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se prefekturat duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë.

Ai theksoi se këto institucione e kanë humbur kuptimi dhe peshën e tyre. Shefi i qeverisë theksoi se administrata ka nevojë për vizion të ri.

“Administrata e Ministrisë së Brendshme, së bashku me MEPJ, duhet ta themi siç është e vërteta, janë dy administrata që jetojnë në kohë orare tjetër. Këtu nuk është çështje e punonjësve por është çështjet e vizionit, orientimi, e asaj që kërkohet nga administrata.

Ndryshimi rrënjësor i administratës, i cili nuk fillon nga ndryshimi i njerëzve, por i qasjes nën një drejtim që kërkon të shohin ndryshe punët e brendshëm është një domosdoshmëri.

Arsimimi dhe edukimi i trupës policore nuk është një çështje e e trupës policore, por e Ministrisë së Brendshme, funksionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme po të lexojmë legjislacionin është i gjerë, por realiteti është tjetër.

Prefekturat sot janë institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimi. Na duhet reformë për prefekturat, të cilën natyrisht do ta bashëkëudhëheqin që në koncept ministrja e Brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin vendor dhe na duhet të nxjerrim konkluzionit na duhet prefekturat apo nuk na dihet fare.” – tha ai.