Ballina Shqiperia ime Diella me faqe zyrtare në Facebook: Shërbimi im për ju nuk do...

Diella me faqe zyrtare në Facebook: Shërbimi im për ju nuk do të ndalet në asnjë çast

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Diella, ministrja e parë e shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, tashmë ka hapur faqen e saj zyrtare në këtë platformë.Tashmë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin me një përshëndetje të zakonshme të mëngjesit.

Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”