Ballina Shqiperia ime Perplasen 2 makina ne Fier, humb jeten nje pasagjere 60 vjecare

Perplasen 2 makina ne Fier, humb jeten nje pasagjere 60 vjecare

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.