Ballina Shqiperia ime  Dy persona vjedhin çiftin e të moshuarëve, më pas i dh*nojnë

 Dy persona vjedhin çiftin e të moshuarëve, më pas i dh*nojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuar dhe kanë grabitur një shumë parash.

– Advertisement –

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 78-vjeçarit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe, gjatë kohës që po kryenin vjedhjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.