Kryeministri Edi Rama është parë teksa mbërriti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të zhvillojë një takim me deputetët e Partisë Socialiste.
Takimi zhvillohet pas seancën së parë plenare të legjislaturës së re, duke shënuar zyrtarisht fillimin e punës së Parlamentit të ri. Në seancë u zhvillua dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe betimi i deputetëve, duke marrë zyrtarisht funksionin e tyre si përfaqësues në Parlament.
Më tej në këtë mbledhje të grupit parlamentar të PS-së, pritet diskutimi mbi vijimin e punës parlamentare, prioritetet e qeverisë në këtë mandat si dhe përgatitjet për strukturat drejtuese të Kuvendit.