Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite joformale në fshatin turistik të Voskopojës.
Fillimisht ai u transportua në spitalin e Korçës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për një trajtim më të specializuar, Shkurov u nis me helikopter drejt Tiranës.
Në udhëtim e shoqërojnë bashkëshortja dhe një mjek nga spitali i Korçës. Burime mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e ambasadorit paraqitet e stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.