Ballina Shqiperia ime Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rizgjedhjen e Belinda Ballukut si zv/ kryeministre...

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rizgjedhjen e Belinda Ballukut si zv/ kryeministre dhe në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës

Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rizgjedhjen e Belinda Ballukut si zv/ kryeministre dhe në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, duke e vlerësuar eksperiencën dhe angazhimin e saj në projekte strategjike për vendin.

Rizgjedhja u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Balluku, që ka drejtuar ministrinë edhe në legjislaturën e kaluar, do të vazhdojë të mbikëqyrë projektet infrastrukturore dhe energjitike, duke përfshirë rrugët kombëtare, investimet në energji dhe zhvillimet e qëndrueshme për vendin.

Me këtë rizgjedhje, Rama synon të ruajë stabilitetin dhe përvojën e ekipit qeverisës në sektorët kyç të zhvillimit, në kuadër të programit qeverisës “Shqipëria 2030 në BE”.