Ballina Shqiperia ime Ballsh/ Fier – Arrestime për aksidente, drejtim pa patentë, ndërtime pa leje...

Ballsh/ Fier – Arrestime për aksidente, drejtim pa patentë, ndërtime pa leje dhe kultivim narkotikësh

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, në qytetin e Ballshit, ku shtetasi S. F., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin, përplasi një shtetase të mitur, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi O. O., 18 vjeç, banues në Levan, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. B., 57 vjeç dhe Z. D., 55 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-A. T., 60 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi ka ndotur ajrin gjatë përpunimit të qumështit në baxhon e tij në fshatin Toshkëz, si dhe ka hedhur mbetje të lëngshme në një kanal;
-I. S., 55 vjeç, banues në Fier, pasi ka ndërtuar mur rrethues, pa leje përkatëse, në subjektin e tij në fshatin Ardenicë, si dhe ka prerë 10 pisha në kufi me pronën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në fshatin Drenovë, përreth banesës në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara 10 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Po punohet për kapjen e 45-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.