Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës zonën e Delvinës, ku dy motra humbën jetën pas një aksidenti rrugor fatal.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Pularia”, ku një automjet tip Lancia, i drejtuar nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku, u përplas me një makinë tip Audi, me drejtues 23-vjeçarin Kevi Norra.
Përplasja rezultoi fatale për Elën dhe motrën e saj Rezi Dhimaku, vetëm 20 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere. Bashkë me to ndodhej edhe Antonela Zhupa, 24 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Tiranës.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikës ndërhynë menjëherë në vendngjarje për nxjerrjen e trupave dhe dhënien e ndihmës së parë. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende nën hetim.