Ballina Aktualitet Mesazhi i Kryeministrit Rama per ndarjen nga jeta te Artur Zhejit

Mesazhi i Kryeministrit Rama per ndarjen nga jeta te Artur Zhejit

Gazetaria shqiptare është tronditur këtë të shtunë nga ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare pas një ataku kardiak në Sarandë.

Në mesin e reagimeve të shumta nga personalitete të politikës dhe medias, një mesazh prekës ka ardhur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka pasur një miqësi të hershme me Zhejin.

Përmes një postimi të shkurtër, Rama ka shprehur dhimbjen për humbjen e gazetarit, duke e cilësuar atë “mik të kohëve të tjera”:

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin.”

Artur Zheji ka lënë gjurmë të thella në mediat shqiptare, si gazetar, analist, publicist dhe drejtues i disa redaksive të rëndësishme ndër vite. Ai njihej për stilin kritik, mendimin e pavarur dhe angazhimin aktiv në debatin publik.

Ndarja e tij e papritur përbën një humbje të madhe për gazetarinë dhe opinionin publik shqiptar.