Ballina Shqiperia ime Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhesion Toromëni

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për  të riun Xhesion Toromëni.

Ai akuzohet se vrau me thikë bashkëfshatarin e tij, Besmir Kumria, pas një konflikti të lindur për një kanal uji në fshat.

Prokuroria e Fierit paraqiti në seancë provat dhe kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, ndërsa gjykata pranoi kërkesën duke lënë në qeli autorin e dyshuar të krimit.