Ballina Shqiperia ime Makina perplaset me murin ne FIER,2 të plagosur

Makina perplaset me murin ne FIER,2 të plagosur

Aksident në Ndernenas, Libofshë/ “Citroen”-i përplaset me murin e banesës, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Ndernenas, Libofshë.

Një automjet tip “Citroen”, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.