Ballina Shqiperia ime IKMT shemb një tjetër objekt për Lungomare 3

IKMT shemb një tjetër objekt për Lungomare 3

IKMT ‘zbarkon’ në Ujin e Ftohtë, shembet një tjetër objekt për Lungomare 3

Një tjetër objekt do të shembet sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku vijon puna për projektin madhor të “Lungomare 3”.

Prej mëngjesit, godina është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa është vendosur shiriti i sigurisë. Shembja do të kryhet nga mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim, për shkak të ndjeshmërisë së zonës.

“Kalaja” bëhet kantier

Objekti ndodhet në zonën e njohur si “Kalaja”, ku prej ditësh ka nisur transformimi urban. Puna për prishjet dhe rikonstruksionet është pjesë e projektit të madh të Lungomares, që do të shtrihet nga Tuneli deri te Marina në Orikum, me gjatësi totale 20 kilometra.

15 milionë euro investim

Projekti ka një vlerë prej 15 milionë eurosh, ku 3 milionë dollarë janë marrë hua nga Fondi Saudit për Zhvillim. Investimi parashikon:

shtigje përgjatë vijës bregdetare,

shëtitore dhe rrugë për biçikleta,

trotuare të reja,

gjelbërim e ndriçim modern.