Turistja rrëzohet nga parashuta në ‘Lungomare’, përfundon në spital

Një turiste ka humbur kontrollin gjatë fluturimit me parashutë dhe është përplasur në zonën e Lungomares, në Vlorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e saj drejt Spitalit të Vlorës.

Fatmirësisht, mësohet se turistja ka marrë vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.