Ballina Shqiperia ime Shoferi i dehur perplas makinen me shtyllën elektrike

Shoferi i dehur perplas makinen me shtyllën elektrike

Një aksident pa pasoja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 04.00 në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Mjeti me targë AB057PX me drejtues Adriatik Bino duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me shtyllën elektrike dhe për rrjedhojë janë shkakruar vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht nuk kishte kalimtarë në atë moment në rrugë duke qenë se është një rrugë kryesore në qytet.Menjëherë shkuan në vend shërbimet e Qarkullimit Rrugor.

Drejtuesit të mjetit iu krye dy herë testi i alkolit ku i pari doli 1.1( mg/l ndërsa testi i dytë 1.28mg/l. Kjo tregon se ka qenë nën efektin e alkollit kur është përplasur me shtyllën elektrike. Sherbimet e Qarkullimit po vijojnë me veprime të mëtejshme proçeduriale.