Ballina Shqiperia ime Aksione të Policisë në Fier, Lushnjë,Mallakastër: Arrestime për dh*në ne familje dhe...

Aksione të Policisë në Fier, Lushnjë,Mallakastër: Arrestime për dh*në ne familje dhe një viktimë aksidentale në punë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 73 vjeç, banues në Roskovec, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 55 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja S. U., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar 1 pasagjer në automjet dhe drejtuesi i motomjetit, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kapën shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Bulo, Gjirokastër, i cili ishte i shpallur në kërkim nga DVP Gjiroksatër, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Stacionit të Policisë Dropull, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 21 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.