Ballina Shqiperia ime FIER – Vr*sja e Anesti Ramës, Gjykata lë në burg vajzën, bashkëshorten...

FIER – Vr*sja e Anesti Ramës, Gjykata lë në burg vajzën, bashkëshorten dhe 56 vjecarin qe kishte lidhje int*me me vajzen e viktimes

Screenshot

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Në pranga kanë përfunduar vajza e viktimës, 26-vjeçarja Emalinda Rama, bashkëshortja e tij, Valbona Rama, si dhe 56-vjeçari Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje intime me të bijën e viktimës.

Të arrestuarit akuzohen për “vrasje me paramendim” në bashkëpunim, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe rolin e secilit në krim.