Dita e sotme do të shënojë vlera të larta të temperaturave, ku sipas të dhënave të shërbimit metereologjik, temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë .
Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes CivileIGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat më të larta do të ‘prekin’ qarqet si Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa shifra deri në 41 gradë pritet që të shkojnë edhe në qarkun e Kukësit.