Ballina Shqiperia ime Ministrja Balluku ndan pamje nga një bllok pallatesh në FIER, ku janë...

Ministrja Balluku ndan pamje nga një bllok pallatesh në FIER, ku janë zënë hapësirat publike

Këto pamje vijnë nga një lagje në zemër të Fierit, ku një shesh i përbashkët, i krijuar mes tre pallateve 🏢, është uzurpuar prej 5 vitesh nga një individ që e ka kthyer në biznes privat.

Në vend që të shfrytëzohet si hapësirë publike për komunitetin, ky shesh është kthyer në parkim me pagesë, me tabela të vendosura që e shpallin “privat”, duke përfituar padrejtësisht nga prona publike.

Brenda pak minutash, Bashkia e Fierit dhe strukturat e Mbrojtjes së Territorit do të ndërhyjnë për të çliruar çdo metër katror të zënë në mënyrë të paligjshme.

Ju ftojmë të raportoni raste të ngjashme në të gjitha bashkitë e qarkut Fier. Hapësirat publike janë për të gjithë, jo për përfitime private!