Ballina Shqiperia ime BALLUKU NË PATOS:ASNJË PAGESË PËR SHËRBIMET E-ALBANIA – “MOS I SHKONI NOTERIT!”

BALLUKU NË PATOS:ASNJË PAGESË PËR SHËRBIMET E-ALBANIA – “MOS I SHKONI NOTERIT!”

ASNJË PAGESË PËR SHËRBIMET E E-ALBANIA – BALLUKU NË PATOS: “MOS I SHKONI NOTERIT!”

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi nga afër hapjen e zyrave të reja në Patos, të cilat do të ofrojnë ndihmë falas për qytetarët në përdorimin e platformës e-Albania.

Gjatë takimit me qytetarë, Balluku u ndal veçanërisht tek pensionistët dhe të moshuarit, duke theksuar se nuk duhet të paguajnë për shërbime që janë falas dhe u bëri thirrje të mos u drejtohen noterëve për aplikime digjitale.

“Administrata vendore është angazhuar të ndihmojë qytetarët pa asnjë pagesë,” tha Balluku, ndërsa rikujtoi paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se noterët që përfitojnë financiarisht nga aplikimet e qytetarëve në e-Albania do të ndëshkohen.