Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Vlorë. Rreth orës 11:40, një vajzë 17-vjeçare është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia njofton se dyshohet që 17-vjeçarja është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.