Vetëm 8 vite burg për vrasësin e bashkëshortit të saj. Një tallje e drejtësisë, thotë mes lotësh 78-vjeçarja Ajdine Rustemi.Kanë kaluar 9 muaj nga ngjarja e rëndë në fshatin Povelçë, ku 80-vjeçari u dhunua për vdekje në dyqanin e tij ushqimor, vetëm sepse refuzoi t’i jepte birra një të njohuri të banori, Ilir Nukaj.
E moshuara, e mbetur e vetme, rrëfen tmerrin e asaj dite, kur bashkëshorti i saj u godit brutalisht para syve të saj, dhe vetë pësoi dhunë fizike.
Por ajo që e ka tronditur më tej familjen është vendimi i Gjykatës së Fierit, e cila vetëm dy ditë më parë dënoi me 8 vite burg autorin e ngjarjes. Vendim që familjarët e viktimës e quajnë “një padrejtësi të rëndë dhe fyerje për kujtimin e të ndjerit”.
Nënë Ajdineja tregon se menjëherë pas shpalljes së vendimit, mbesa e saj, në gjendje shoku, është përplasur me derën kryesore të gjykatës duke u lënduar.
Ajdine Rustemi kërkon që ky rast të mos mbyllet me një dënim që sipas saj është simbolik për një krim kaq të rende