Ballina Shqiperia ime Kryeministri Rama vendos pezullimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Kryeministri Rama vendos pezullimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Në mbylljen e Ditës së Parë të DIALOGUT për Bujqësinë dhe Zhvillimin, Kryeministri Edi Rama vendosi mbylljen e AKU-së. Sipas tij ky institucion është rreziku më i madh i sigurisë ushqimore në vend. 

“Informaliteti nuk shkon deri në prekjen e shëndetit të njerëzve. Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së, e cila duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, pasi më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një Komision i Posaçëm, të futen në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së”, tha Kryeministri Rama.