Mbyllet rinumërimi i votave për qarkun e Fieri. Maldrita Bardho fiton mandatin pas rinumërimit në qarkun Fier me vetem 10 vota diference.Mandatin me pare e kishte Zegjine Caushi.Sipas informacionit zyrtar të KQZ, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, janë hapur 586 kuti në total (përfundoi në orën 15:30). Rezultatet e deritanishme kanë treguar gabime në shifra si në votat për partitë, por më së shumti për kandidatët, ku në disa prej tyre ka devijime të shumta.
Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.
Shifrat sipas KQZ:
Maldrita Bardho
Vota preferenciale: 3616
Vota nga Diaspora: 1020
4636 vota në total
Zegjine Caushi
Vota preferenciale: 4026
Vota nga Diaspora: 600
4626 vota në total