Ballina Shqiperia ime KQZ nis sot rinumërimin e votave për Qarkun Fier,Tiran , Durres ,...

KQZ nis sot rinumërimin e votave për Qarkun Fier,Tiran , Durres , Elbasan,përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

KQZ nis sot rinumërimin e votave për katër qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporësPas vendimit të KAS-it, KQZ nis zyrtarisht rinumërimin e 2323 qendrave të votimit (përfshirë 85 kutitë nga votimi jashtë vendit).

Rinumërimi zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, Tiranë me transmetim LIVE në rrjetet sociale të KQZ

24 grupe/24 tavolina numerimi

Qarqet e përfshira: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan

Vëzhgues do të kenë vetëm subjektet e legjitimuara gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave ankimore konkretisht:
1. Qarku Elbasan, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
2. Qarku Fier, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Nisma -Shqipëria Behet;
3. Qarku Durrës, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
4. Qarku Tirane, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Mundësia;