Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. C., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 20 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., 34 vjeç dhe E. M., 24 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte, një shtetas 36 vjeç;
-E. Y., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi firma në të cilën është administrator, e cila operon në fushën e përpunimit e bërsisë së ullirit në Golem, krijon ndotje të ajërit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. A. dhe D. M., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.