Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 34-vjetorin e themelimit të saj.
Kryesocialisti Edi Rama, ka zgjedhur të urojë të socialistët, në këtë ditë të shënuar.
Sipas Ramës, flamuri i socialistëve e progresistëve shqiptarë, në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë “falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE”Mirëmëngjesi dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan ai