Ballina Shqiperia ime Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne FIER

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne FIER

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Strum, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin M. K., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. K., 63 vjeçe, pasagjere në mjetin bujqësor, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. S., 60 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, banues në Karbunarë e Vogël, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar me shtetasin I. S., 63 vjeç.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të një 24-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 54 vjeç, banues në Frakull e Madhe, pasi dyshohet se ka djegur kavaletën me bar në pronësi të një 67-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 33 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 30 vjeç. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 41 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 9 vjeç.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. P., 29 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një shtetas 30 vjeç.

•Në Stacionin e Policisë Patos ka njoftuar shtetasi H. G., 34 vjeç, banues në lagjen “Grizë”, se gjatë natës ka konstatuar një dëmtim në fasadën e lokalit në kohën që lokali ka qënë i mbyllur. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.