Drejtuesja e PS e qarkut të Fierit, Belinda Balluku në një lidhje të drejtpërdrejtë per T/CH, komentoi ecurinë e procesit të numërimit të votave dhe projeksionet e Partisë Socialiste.Balluku qartësoi se procesi i numërimit në Fier po shkon mirë, ndërsa theksoi mandate I 10-të është I projektuar për t’u marrë, ndërsa pritet dhe ai I 11-të.
“Procesi po shkon mirë. Janë hapur 4 kuti në të cilat në të gjitha PS është fituese. Ka një trend stabël dhe besoj se kështu do shkojë po kështu. Ka disa momente tensioni pasi është një fletë e re. S’dua të them që ka keqdashje, pro do them se janë pakëz të paqartë. Ka raste kur ka problematika që është votuar një parti, por kandidati është në subjekt tjetër. Shohim që ka fletë të pavlefshëm në fakt.Jam e detyruar të lëviz nga një KZAZ në tjetër, pushim nuk bëhet fjalë”.
Ne jemi të sigurt nga projeksionet që kemi. E kemi deputetin e 10-të. Nga an tjetër duke pasur parasysh diasporës kemi shumë pritshmëri për deputetin e 11-të.
Kemi ndërmarrë hapa, kemi parë kandidatët e PD të shfaqen në qendrat e votimit, të futen Brenda, të bëjnë presion, faktet janë të filmuara, regjistruara, ka dhe dëshmitarë.
Ne i krahasojmë me 2021, por presim të jemi edhe më mirë në përqindje.
Mandate i 10-të është i projektuar për t’u marrë, por ne shpresojmë edhe për të 11-të.”, u shpreh Balluku.