Ballina Shqiperia ime Nis shperndarja e bazes materiale zgjedhore ne QV.FIER

Nis shperndarja e bazes materiale zgjedhore ne QV.FIER

Ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60 në bashkinë Fier. Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qëndrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit , administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qëndrat e votimit për 157 761 zgjedhës. Në KZAZ – në 60 është bęrë shpërndarja për 97 qëndrat e votimit të qytetit , ndërsa në KZAZ- të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për qëndrat e votimit në njësitë administrative. Ndërkohë në orën 12:00 të ditës së sotme ka filluar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore edhe në bashkitë , Patos Roskovec dhe Mallakastër.