Autoritetet policore në Janinë të Greqisë kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Raportohet se shtetasi shqiptar ishte një kriminel i rrezikshëm që ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe tentativë për vrasje.
Po ashtu mësohet se ai ishte pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.