Teupi i nje gruaje gjendet e mbytur në breg të detit

Teupi i nje gruaje gjendet e mbytur në breg të detit

651
SHPËRNDAJE

Një 69-vjeçare është gjetur e pajetë në breg të detit në zonën e Kavalishencës. Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i gruas u gjet mbrëmjen e djeshme ndërkohë identifikimi i saj është bërë ditën e sotme.

Shtetësja me iniciale F.T, banuese në Tiranë dyshohet se është mbytur në ujë. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

“Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes. Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

S'KA KOMENTE