Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme
Nga informacioneve të para mësohet se të shtënat kanë ndodhur në Sukth Katund.Autori me iniciale R. T. dyshohet se ka goditur me armë zjarri kallashnikov në tokë dhe më pas është larguar nga vendngjarja30-vjeçari mbetet ende në arrati, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Ende nuk dihen arsyet e veprimit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Sukth, Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.