70-vjeçari, kanos me thikë 4 të mitur, procedohet në gjendje të lirë

70-vjeçari, kanos me thikë 4 të mitur, procedohet në gjendje të lirë

190
SHPËRNDAJE

Një 70-vjeçar në Pogradec ka kanosur me thikë katër të mitur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndaj autorit ka nisurt procedimi në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. S., 70 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka kanosur me mjet të mprehtë, për motive të dobëta, 4 shtetas të mitur, 16 vjeç, 14 vjeç, 15 vjeç dhe 16 vjeç, banues në Pogradec. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.

S'KA KOMENTE