69-vjeçari humb jetën në Roskovec, dyshohet arrest kardiak gjatë një konfl*kti mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër

Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje në Roskovec. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të qytetit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.