3 muaj në shtratin e spitalit, humb jetën futbollisti shqiptar në Itali

3 muaj në shtratin e spitalit, humb jetën futbollisti shqiptar në Itali

162
SHPËRNDAJE

Pothuajse tre muaj pas një aksidenti në autostradën e Brenerit, Itali, futbollisti shqiptar Kevin Kuka ka vdekur.

Mesfushori premtues i Virtus Bolzano, i cili do të kishte mbushur 22 vjeç më 31 gusht, ishte shtruar në spital që nga 20 prilli, pas një përplasjeje nga një kamion në provincën e Trentos.

Kevin që po udhëtonte me një “Golf” bashkë me disa shokë, kishte pësuar lëndime të rënda. Dhe pas shumë javësh në luftë me jetën, ai vdiq dje në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Santa Chiara në Trento.

Shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kishin pritur rikthimin e tij të veshur me bluzat me shkrimin “Forza Kevin”, janë bashkuar në dhimbje bashkë me familjen e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare.

S'KA KOMENTE