Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, si dhe 5 eurodeputetë, janë të pranishëm këtë të hënë në Zvernec në kuadër të veprimtarive të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian.
I pari që mbërriti në vendin e takimit ishte eurodeputeti Fredi Beleri, i cili u shpreh se vizita dhe aktivitetet e zhvilluara në Zvernec janë pjesë e punimeve të Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit, mekanizëm që synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Takimi po zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve shqiptarë, të cilët pritet të diskutojnë çështje që lidhen me reformat, procesin e anëtarësimit dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.










