Zjarr në Malin Shpirag,dhjetëra forca zjarrëfikëse po shuajnë flakët me mjete rrethanore

Zjarr në Malin Shpirag,dhjetëra forca zjarrëfikëse po shuajnë flakët me mjete rrethanore

84
SHPËRNDAJE

Zjarr në Malin Shpirag,dhjetëra forca zjarrëfikëse po shuajnë flakët me mjete rrethanore,e pamundur hyrja e mjeteve në zonë.Zjarri mendohet se është shkaktuar nga një rrufe.

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në Malin Shpirag në Berat.Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit.

Dhjetëra forca zjarrëfikëseje janë nisur drejt zonës së zjarrit por për shkak të mungesës së rrugës,zjarrëfikësit kanë shkuar drejt malit në kēmbë dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.

Në të gjithë zonën janë përhapur dhjetëra zjarrëfikës por zjarri vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës malore.

Burime nga zjarrëfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.

S'KA KOMENTE