Zbardhet emri, kush është 33-vjeçari që u qëllua me armë në mes...

Zbardhet emri, kush është 33-vjeçari që u qëllua me armë në mes të lokalit në Vlorë

5955
SHPËRNDAJE

Zbardhet emri i personit që mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Tonin Ramaj, i cili ka marrë plagë në këmbë.

Sakaq nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Ngjarja u regjistrua brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Dyshoeht se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes Ramajt dhe autorit, që nuk është identifikuar ende.

Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona në qytetit bregdetar, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

S'KA KOMENTE